INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe për britanikët zgjedhjet janë më 30 Qershor: Kujdes, mund të ketë…[FOTO]

Edhe për britanikët zgjedhjet janë më 30 Qershor: Kujdes, mund të ketë…[FOTO]

Publikuar më: 18:47 27-06-2019

Pas ambasadës amerikane dhe asaj italiane që regjistruan sot vëzhguesit e tyre në KQZ, edhe Ambasada Britanike në vendin tonën njeh 30 qershorin si ditën e zgjedhjeve. Qeveria britanike i bën thirrje shtetasve të saj, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë apo ndodhen këtu të kenë kujdes dhe të shmangin zonat ku ka shenja dhune.

Sipas qeverisë britanike, protesta në shkallë të gjerë dhe akte të mosbindjes civile janë të mundshme në mbarë vendin në prag të zgjedhjeve lokale dhe pas zgjedhjeve të së dielës më 30 qershor. Gjithashtu sulmet terroriste në Shqipëri nuk mund të përjashtohen gjatë këtyre ditëve. Theksojmë që mbi 120,000 shtetas britanikë vizitojnë Shqipërinë çdo vit.

britain.png

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104