INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe prokuroria kundër Veliajt, nis hetimin për protestën

Edhe prokuroria kundër Veliajt, nis hetimin për protestën

Publikuar më: 17:49 13-05-2016

Presidenti Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dhe Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtarë,  e dënuan protestën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj dhe disa deputetë të PS, në lidhje me ndërtimet poshtë digës së liqenit.

Tashmë edhe prokuroria ka ndalë kundër kundër Veliajt, duke nisur një hetim për protestën e organizuar nga Bashkia e Tiranës përpara Gjykatës Administrative të Apelit pak ditë më parë.

Organi i akuzës ka nisur hetimet kryesisht për akuzat “organizim i paligjshëm i protestës” dhe “kanosje e fyerje” ndaj gjyqtarëve. Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar si provë pamjet filmike të protestës së 11 majit.

Sipas njoftimit të saj, prokuroria ka sekuestruar si provë pamjet filmike të protestës së zhvilluar më 11 maj e të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328