INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse ajo e quajti GAY pas ndarjes, miliarderit iranian nuk i ‘’ndahet zemra’’ nga Morena Taraku, surprizon me deklaratën për të

Edhe pse ajo e quajti GAY pas ndarjes, miliarderit iranian nuk i ‘’ndahet zemra’’ nga Morena Taraku, surprizon me deklaratën për të

Publikuar më: 16:02 04-03-2019

Morena Taraku dhe lidhja e saj me miliarderin iranian, Sasha Sobhani ka qenë një nga më të komentuarat në showbizz-in shqiptar.

Më së shumti bënë bujë akuzat për njëri-tjetrin , pas ndarjes së tyre, ku Morena nuk kurseu as të quante gay, ish të dashurin e saj.

Duket se të dy personazhet kanë vazhduar me jetën e tyre, ku Morena është parë me një unazë fejese në dorën e saj, ndërsa Sasha e ka bërë publike lidhjen me modelen e njohur bionde.

Por, duket se dashuria e vjetër nuk harrohet. Një fans e ka pyetur Sashën për mendimin e tij rreth Morena Tarakut dhe ai ka befasuar me përgjigjen.

“Çfarë mendimi ke për Morenën?”, e pyet fansi, ndërkohë që Sasha ja kthen: “Ajo ka një zemër shumë të madhe”, duke treguar që vazhdon të ketë një mendim shumë të mirë për të pavarësisht ndarjes jo të mirë.

morena_taraku.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003565788269043