Donald Veshaj – Bora Zemani – Beatrix Ramosaj, janë padyshim personazhet më të komentuara së fundmi. Trekëndëshi i formuar zgjoi debate të shumta duke ndarë publikun por edhe fytyrat publike në dy grupe.
Por megjithëse Donaldi zgjodhi të vazhdojë me Trixën lidhjen brenda shtëpisë, ai vazhdon të mbajë në dorë llastikun për të cilin që në fillim të programit u tha se është i Borës. Shikuesit kanë vërejtur se Donaldi vazhdon ta mbajë akoma në dorë llastikun që duket të jetë i Borës bazuar edhe në fotografitë e publikuara ku prezantuesja mban në dorë të njëjtin ose të ngjashëm.
Ndryshe spektaklin e së martës në shtëpinë e famshme u fut Romeo Veshaj, i cili i bëri një befasi së pari Donaldit e pastaj edhe banorëve. Takimi i tyre ishte shumë emocional dhe pati shumë lot.
Romeo i tha Donaldit se kishte zgjidhur të gjitha telashet e tij jashtë dhe nuk dihet nëse këtu përfshiu ngatërresën me Borën.
U duk sikur vëllau i dha përkrahje të madhe atij sa i përket raportit të krijuar brenda me Beatrix dhe e inkurajoi të ndjekë zemrën duke e komplimentuar se “është treguar burrë”.