Stine sapo na dha një lajm aspak të mirë në këtë ditë të parafundit të vitit 2018.
Me anë të një fotoje të Gracielës, partneres së tij, Stine ka bërë të ditur sot se lidhja mes tyre ka përfunduar, dhe se do funksiononin më mirë pa njëri tjetrin.
Edhe pse Stine dhe partnerja e tij kanë vite në një mardhënie dhe madje janë prindër të vogëlushes Estia, duket se ata kanë vendosur t'i japin fund lidhjes në një mënyrë mjaftë miqësore dhe kjo duket qartë dhe nga dedikimi i këngëtarit.
“Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku! Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme! Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!”shkruan Stine.