Mesa duket çfarëdo që bën Justin Bieber, tersi e ndjek nga prapa. Bëri sherr në Cleveland, u rrëzua në skenë, dhe e fundit nga këngëtari 22 vjeçar është dëmtimi i kaviljes, gjatë një ndeshje basketboll-i që ai po zhvillonte me miqtë.
Mirëpo asgjë nuk e ndalon Justin të përformojë para fansave të tij të shumtë. Bieber postoi një foto në Instagram, duke iu treguar fansave dëmtimin e këmbës, dhe duke i paralajmëruar në një farë mënyre se do e marrë lehtë përformancën sepse ka ndrydhur kyçin e këmbës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Justin duket të jetë energjik duke lëvizur rreth skenës në Cincinnati, ama duket edhe se vuan pak...