INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse ka një stil të veçantë, Rita Ora pranon se kurrë nuk është e kënaqur me veshjen e saj…[FOTO]

Edhe pse ka një stil të veçantë, Rita Ora pranon se kurrë nuk është e kënaqur me veshjen e saj…[FOTO]

Publikuar më: 10:04 24-12-2018

Jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por Rita Ora shquhet edhe për stilin e saj të veçantë dhe mënyrën se si vishet.

Rita, në një intervistë për “Love Magazine”, ka zbuluar se ajo është në tension gjatë gjithë kohës dhe kurrë nuk është e kënaqur, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 28 vjeçare rrëfen “Unë gjithmonë dua të bëj diçka tjetër, diçka më shumë. Unë kurrë nuk desha të ndalem nga lëvizjet. Vazhdoni të qëndroni në lëvizje, vazhdoni të punoni”.

Duke folur për të qenit 'nervoze', autorja e hitit “RIP” tha “Ndonjëherë bëhet e vështirë dhe njerëzit nuk mund të ju kuptojnë”.

zdfhncghm.JPG

Ndërsa për rritjen e shpejt të famës, këngëtarja e lindur në Kosovë tha “Është e vërtetë, vetëm një person duhet të besojë në ju dhe pastaj do të ndiheni sikur mund të bëni diçka”.

zdfhjdgkfgj.JPG

Ndër të tjera shprehet: “Unë nuk dua që lumturia dhe bukuria ime të përcaktohen nga suksesi apo puna ime. Unë dua që ajo të jetë duke shkuar në shtëpi tek familja ime dhe të kaloj kohë me miqtë e mi”.

Ajo gjithashtu tha se ndihet më shumë si në shtëpi kur ajo është në skenë, duke luajtur ‘një karakter’.

dfgh.JPG

“Unë dua të bëj punë të mirë, dua t’u jap njerëzve atë që dëshirojnë unë dua t’i argëtoj dhe t’i nxjerr njerëzit nga problemet e tyre që ata mund të kenë atë ditë”.

Ndërkohë, Rita thuhet se është në lidhje me yllin Spider-Man Andrew Garfield pasi u nda nga Andrew Eatt në shtator.

ghcjkfkf.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553