INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse me PD-në, Klodiana Shala i kërkon shtëpi Erion Veliajt: Po bie çatia mbi kokë...

Edhe pse me PD-në, Klodiana Shala i kërkon shtëpi Erion Veliajt: Po bie çatia mbi kokë...

Publikuar më: 21:09 11-01-2018

Sportistja Klodiana Shala, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, deklaroi se i ka kërkuar një nder kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Edhe pse thotë se nuk është simpatizante e Partisë Socialiste, sportistja e njohur, Klodiana Shala i ka kërkuar kryetarit te Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt live në emision që t’u mundësojë strehim dy sportistëve të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Bëhet fjalë për sportistët Seit Prizreni dhe Genc Lugjaj.

Ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë gatishmëria e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili i është përgjigjur pozitivisht.

“Unë dihet që nuk jam me Partinë Socialiste. Dhe mbrëmë i kam shkruajtur Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i kam thënë unë dua dy shtëpi për dy sportistë. Njëri që është nënkampion bote në mundje Seit Prizreni dhe tjetri që është Genc Lugjaj, kampion prej 25 vitesh që është duke i rënë çatia të shkretit dhe një fukarallëk i paparë. Sepse dihet, ne sportistët nuk është se jemi vlerësuar kurrë.

Dhe më ka shkruajtur dhe më ka thënë “Klod, të kam shumë xhan dhe të pres”. Dhe i thashë sapo të mbaroj te Rudina do vij tek ty, por do vij bashkë me personat dhe dua çelësat. Se përndryshe, i kam thënë, do dal prapë te Rudina dhe do them që t’i nuk e ke bërë këtë gjë”, u shpreh sportistja e njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0041310787200928