Në festa të tilla, lihen pas inatet! I dashuri i Luanës, biznesmeni Krenar Çoçaj edhe pse në një konflikt me dhëndrin, Getoar Selimin, nuk mund të mos shoqëronte të dashurën e tij në dasmën e së motrës. Ai është dënuar me gjashtë muaj burg dhe në këtë çështje është thirrur si dëshmitar Getoar Selimi, por siç duket kjo tashmë është një e shkuar e harruar pasi ai e ka lënë pas konfliktin dhe ka shkuar i shoqëruar me Luanën në dasmën e Getit dhe Marinës. Krenari, mbante veshur një kravatë ngjyrë vjollcë, të njejtë me nuancat e grimit të Luanës.