IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Edhe pse pa duar, ka aftësi të mrekullueshme në Ping Pong [VIDEO]

Edhe pse pa duar, ka aftësi të mrekullueshme në Ping Pong [VIDEO]

Publikuar më: 20:45 14-09-2016

Ibrahim Hamadtou, mund ta përdorë raketën e pingpongut ashtu si paraolimpianët e tjerë, por nuk është kjo ajo çfarë e bën atë një sensacion: Hamadtoë e mban raketën në mes të dhëmbëve të tij. Pingpongisti egjiptian, i cili garoi në Lojërat Paraolimpike, ka mahnitur botën me performancën e tij në Brazil. Ai luan pingpong edhe pse nuk ka duar, të cilat i ka humbur në një aksident hekurudhor kur ishte 10 vjeç. Ibrahim është i vetmi sportist që përdor edhe këmbët gjatë lojës për të shërbyer.  

Edhe pse e humbi ndeshjen kundër gjermanit Thomas Rau, egjiptiani fitoi zemrat e shikuesve në mbarë botën.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006