Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dasma e tyre, çifti kanë vendosur ta bëjnë muajin e mjaltit paksa me vonesë.
Së bashku me djalin e tyre London, Sara dhe Ledioni kanë zgjedhur që pushimet e para si një çift i martuar t’i bëjnë në ishujt Turks dhe Caicos.
Destinacionin pranë ishujve Bahamas na e ka bërë më dije vetë Sara në një foto të publikuar në Instagram së bashku me Londonin ku shkruan “Udhëtimi ynë i vonë i muajit të mjaltit.
Nuk mund të mos e merrja me vete”. Mami Sara mesa duket e ka të pamundur të shkëputet nga London edhe në muajin e mjaltit.