Rozana Radi është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar.
Ajo është një nga ato artiste që nuk flet shumë për jetën e saj, duke zgjedhur të ruajë privatësinë.
Ndryshe nga here të tjera, këngëtarja i ka dhënë mundësinë të gjithë fansave që të zbulojnë më tepër rreth saj. Rozi ka përdorur një mënyrë shumë origjinale që është njëkohësisht një nga trendet e momentit, “pyetjet” në “Instagram”.
“Jemi në këndin e pyetjeve” shkruan Rozana, ndërsa të gjithë kanë shpejtuar për t’i dërguar shumë të tilla. Mes tyre, ka pasur dhe nga ata që kanë qenë kurioz për emrin e veçantë të këngëtares. “Kush ta ka vendosur emrin dhe çfarë kuptimi ka?”, pyet njëri prej fansave.
Artistja i jap përgjigje, duke zbuluar kështu dhe një detaj që askush nuk e dinte më herët. “Gjyshja ime më ka vënë emrin e sajë. Ajo quhej Roza mua, ma vuri Rozanana”, shkruan këngëtarja.