Ata të dy ishin një ndër çiftet më simpatikë. Madje edhe pas ndarjes, ndjekësit dëshironin t’i shihnin sërish bashkë Rozën dhe Stinen. Edhe i kanë dedikuar njëri-tjetrit edhe nga një tatuazh, duke shkruar emrat në gishtin e unazës. Por, këngëtari dhe moderatorja tani janë ndarë dhe kanë vazhduar jetët e tyre. Megjithatë, janë sërish ndjekësit ata të cilët në një faqe fansash, kanë publikuar një tatuazh të Rozës të cilin e shihnim për herë të parë. Ndoshta për shkak të përmasave të tij të vogla, pak nga ju e kanë vënë re që Roza ka në parakrah shkronjën ‘N’ tattoo. Moderatorja nuk ka folur ndonjëherë për të ndaj edhe fansat kanë nisur të hamendësojnë se ‘N’ është shkronja e parë e emrit të Stines (Nesti). Edhe nëse kjo nuk ka lidhje me ish-in e saj, personat që i ndjekin vazhdojnë të mendojnë se janë një çift vërtet simpatik. /intv.al/