INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse të ndarë, Young Zerka rron ende brenda saj?! Ronela Hajati përgjigjet TROÇ!

Edhe pse të ndarë, Young Zerka rron ende brenda saj?! Ronela Hajati përgjigjet TROÇ!

Publikuar më: 16:28 06-06-2021

Disa muaj më parë, Ronela Hajati në një intervistë u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar ndarjen e saj nga Young Zerka. Pas asaj interviste, të dy këngëtarët kanë dhënë këtë përgjigje nëpër dalje të ndryshme televizive, duke mos lënë vend për asnjë aludim. E ndonëse rrugët e tyre janë ndarë, ngacmimet dhe pyetjet e ndryshme për njëri-tjetrin nuk mungojnë në intervista. Ronela Hajati ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në “Soiree” për të folur për albumin e saj “Rron” duke zbuluar shumë detaje të reja. Ndër të tjera, Ronela është “ngacmuar” edhe në lidhje me jetën e saj private, ku është pyetur nëse ai (Young Zerka) rron ende te ajo edhe pse janë ndarë. Por, artistja është përgjigjur e prerë që “JO”

Rea Nuhu: Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje sepse…?

Ronela Hajati: Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye.

Rea Nuhu: Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?

Ronela Hajati: Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim është e përjetshme.

Aktualisht, këngëtarja ka treguar se është single dhe i është përkushtuar kokë e këmbë muzikës, e cila është dashuria e saj e përjetshme. Në muajin mars, Ronela lançoi këngën e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit. Kënga e parë që ajo publikoi ishte “Prologue”, më pas në 10 prill ajo solli projektin “Shumë i mirë”, pasuar nga “Aventura”.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416