Djemtë e reperit janë gangstera ashtu siç është edhe e veçanta e kësaj rryme muzikore dhe shfaqen në klipe me performanca tamam prej bad boy.
Gjikon e pamë që mos të bëj prapa edhe për konfliktin që pati me Blunt dhe Real 1, duke shkuar në shtëpinë e tyre për tu përballur.
Por edhe pse është një djalë kaq kurajozë Gjiko është shumë i ndjeshëm dhe romantikë kur vjen fjala për gjysmën e zemrës së tij që quhet Elita Rudi.
Gjiko nuk e ka problem ti depilojë këmbët e partneres së tij.
Këtë e ka treguar edhe në emisionin e Ermal Mamaqit ku në spotin e emisionit, Gjiko shihet i ulur në një tavolinë me Mamaqin ndërkohë që mbi tryezë është dhe këmba e Elitës, të cilën Gjiko e depilon me shkumë rroje dhe me brisk.
Bravo Gjiko! Ky xhest nga ana jote kërkon goxha guxim dhe meshkujt shqiptarë duhet të të marrin si shembull.