Drake mund të mburret me këngën e publikuar tre javë më parë të titulluar “In My Feelings”. Madje, kënga e artistit amerikan ka nisur të bëhet hit edhe në rrethin e këngëtarëve të përmasave botërore të cilët nuk i kanë rezistuar tundimit që të bëjnë video duke realizuar “Kiki Challenge”. Kiki Challenge është kthyer në sfidën më të madhë në rrjet, ndoshta duke ua kaluar edhe te tjerave ndër vite. Dhe kësaj sfide nuk i ka rezistuar as moderatorja e njohur Rudina Magjistari. Ajo ka realizuar kërcimin e famshëm si një kërcim hapës për sezonin e ri të emisionit të saj.
Siç shihet në video, Rudina duket shumë e qeshur dhe e lumtur!