Edhe Rusia i hap ‘dritën jeshile’ përballjes në Siri. Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se nisja e sulmeve ajrore në Siri mund të shkaktojë luftë mes dy vendeve.
“Prioritet për momentin është shmangia e luftës”, u shpreh ambasadori i Moskës në OKB, Vassily Nebenzia.
Ai akuzoi Uashingtonin se po cënon paqen ndërkombëtare, duke shtuar se situata është mjaft e rrezikshme. Fuqitë perëndimore po përgatiten për sulme, por Rusia, aleate e Sirisë e kundërshton një veprim të tillë.
“Fatkeqësisht, në këtë situatë, ne nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi”, shtoi Nebenzia.
Nebenzia kërkoi mbajtjen e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, ku të diskutohet mundësia e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga ana e Perëndimit.
Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Trump u shpreh se shumë shpejt do të përballej por pa caktuar kohën.