Ish presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo ka bërë të ditur se Michael Schumacher është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ish presidenti i Ferrarit ka shpjeguar se gjermani nuk është duke shënuar përmirësim, pas lëndimeve që pësoi gjatë një aksidenti derisa ishte duke skijuar.
“Schumacher? Nuk kam lajme të mira, ai nuk është ashtu siç shpresonim të gjithë”, deklaroi ai për mediat italiane.
“Jeta është vërtetë e çuditshme, ai ishte kampion i madh në Ferrari. Kurse, një rrëzim në skijim e ka shkatërruar”, u shpreh Montezemolo