Aventura e Radhës – Ballkani është një event, që mbahet për herë të parë në Ohër, të Maqedonisë. Ai ka bërë bashkë përfaqësues të sporteve të aventurës nga Ballkani. Vendi ynë u prezantua, nga Federata Shqiptare e Rafting, ku përfaqësuesja Blerina Ago ka promovuar atë çka po bëhet dhe përmes rafting për promovimin e turizmit në vendin tonë.
Sipas saj turizmi është një ndër potencialet më të mëdha për të gjitha vendet, mer qëllim për t'u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, në respekt të mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë. Ago shtoi se të tilla bashkëpunime ndikojnë në rritje ekonomike. Ago ka prezantuar dhe nisjen nga puna për ngritjen në Shqipëri të një resorti të madh për aventura dhe iu ka bërë ftesë 300 përfaqësuesve të pranishëm në aktivitet nga vende të ndryshe të Ballkanit të vijnë në vendin tonë për të aprë nga afër kanionet e mrekullueshme të Skraparit dhe Osumit në Berat.