INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe te kjo me Kiara Titon! Ja DETAJET e filmave TURQ që ''Sulltan'' Butrint Imeri i ka përdorur në këngët e tij! I keni vënë re? [VIDEO]

Edhe te kjo me Kiara Titon! Ja DETAJET e filmave TURQ që ''Sulltan'' Butrint Imeri i ka përdorur në këngët e tij! I keni vënë re? [VIDEO]

Publikuar më: 12:25 09-06-2019

Butrint Imeri është padiskutim një ndër këngëtarët më të mirë i cili i ka dhuruar shumë hite publikut shqiptar. Si baladat ashtu edhe këngët ritmike janë pritur gjithmonë mirë nga fansat e këngëtarit dhe e tillë ka rezultuar kënga e tij e fundit “Hajt Hajt” ku protagoniste është Kiara Tito.

Mirëpo një pjesë e klipit na bëri përshtypje pasi e kemi parë më herët në një serial turk, pikërisht “Sulejmani i Madhëshirën”.

shamin.png

 

Bëhet fjalë për sekuencën ku Butrinti është para disa vajzave dhe njërës prej tyre i jep një shami (minuta 00:59), e njëjta skenë si te seriali “Sulejmani i Madhërishëm” ku sulltani i hedh shaminë sulltaneshës Hyrem (minuta 1:28).

hyrem.png

 

Kalojmë te kënga “Kush” e Butrintit, klipi i së cilën na ngjan me një film i xhiruar qindra vite më herët.

I mbuluar me veshje të rënda dhe shpata nga koka te këmbët klipi “Kush” duket si një seri e shkurtër nga seriali i njohur turk “Ertugrul”, që Butrinti e ka realizuar me shumë përkushtim.

gurt.png

 

E kënga tjetër e cila ka shumë detaje turke është pikërisht “Xhanëm” duke filluar që nga emri turk që do të thotë shpirt, por edhe vendi ku është realizuar, pikërisht Capadoccia në Turqi.

xat.png

 

Pra le të themi që Butrinti është frymëzuar pak nga serialet dhe Turqia.

Article Logic
Execution time: 0.0022377967834473