Rike Roçi është një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë shqiptar.
Modelja prej shumë vitesh e vazhdon jetën e saj në shtetin fqinj të Italisë, por askush nuk mund ta harrojë pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Albania”, ku format e bukuroshes tërhoqën goxha vëmendje.
Që prej asaj kohe, por edhe në “Euro 2016” ku një foto e saj krah Irid Oxës tërhoqën vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare, ajo nuk i ka shpëtuar akuzave që rëndom i bëhen personazheve të famshëm për ndërhyrje plastike.
I tillë ishte edhe një koment nga një ndjekëse, të cilin Rike e ka zbuluar qëllimisht:
“He mi se edhe ti e bere je, ke bere hunden dhe gjoksin” – shkruan ajo.
Duke mohuar akuzat dhe për ta bërë sa më të vërtetë përgjigjen e saj Rike ka publikuar një foto herët në mëngjes duke shkruar: “Ja mi shoqe e dashur ne mengjes kjo foto plasi syte...Cfare sheh te bere ti ketu? Apo sheh qe jane te gjitha te bera dhe nuk ju besohet kush eshte natyrale vertete...S’kam asgje te bere une” - ishte përgjigja e saj.