Kur vjen puna për të mrojtur të vegjlit, kafshët janë po aq të ndjeshëm sa njeriu, madje ndoshta dhe më tepër. Ky shembull i një nëne që mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur të vegjlit e saj, duhet patur zili. Dreri femër sulmoi dhe ndoqi për qindra metra një ujk, që u përpoq të sulmonte këlyshët e saj në një nga malet e Rusisë. Fotografi Pavel Mudrov, filmoi pamjet e ndryshimit të habitshëm të rolit, ku zakonisht kafshët tremben nga ujku dhe jo anasjelltas. Fotografi po punonte në rezervatin e Kaukazit të Rusisë si pjesë e një ekspedite shkencore. Video e mrekullueshme tregon ujkun që kalon nëpër kodra, ndërsa përpiqet me dëshpërim për të shpëtuar nga dreri. Në një moment, ujku duket i dorëzuar pasi nëna e sulmon me këmbët e saj, por ai arrin t'i shpëtojë sulmit. Përfundimisht, dreri heq dorë nga ndjekja, por ujku me fat, do të mendohet mirë nëse do të ndërmari përsëri një veprim të tillë.