Edhe në botën e showbiz-it shqiptare dhe jo vetëm shumë vajza të famshme bëjnë ‘xing’ me njëra-tjetrën përsa i përket shijeve në modë. Shpesh here bien ‘pre’ e trendeve dhe stilistet që i veshin apo ato vetë nuk kanë faj kur dalin të jenë veshur njësoj me një personazh tjetër.
Këtë herë ato që kanë bërë xing me veshjen janë balerina e famshme, Alba Hoxha dhe moderatorja Xhemi Shehu. Edhe pse moderatoren nuk e shohim shumë në rrjete sociale, ekrani i TV bën që të jetë pranë nesh dhe së fundmi me daljen e saj në TV ajo u pa me të njëjtën veshje që ka veshur edhe Alba. Ky ‘xing’ mes dy bukurosheve është prezantuar sot në Fun Day me moderatoren Fatma Methasani në IN Tv. Ne i themi Xhemit se na vjen keq por Alba e ka veshur e para këtë fustan, rreth dy muaj para!/intv.al/