Policia në një komunitet të vogël të Minesotës veriore ka marrë disa telefonata të çuditshme për zogjtë që duken si të dehur. Qytetarët në Gilbert kanë raportuar se zogjtë fluturojnë të hutuar duke u përplasur në dritare dhe në makina. Në një mesazh në Facebook, departamenti i policisë thotë se ka një shpjegim të thjeshtë për rastin: ‘’Zogjtë hanë fruta të fermentuar më shpejt këtë vit për shkak të një acari në zonë.’’
Në përgjithësi, mëlçitë e shpendëve më të vegjël nuk mund të eleminojnë toksinat në mënyrë efikase si tek zogjtë e rritur. Policia thotë se situata mund të kalojë pa pasur nevojë për të lajmëruar stacionet policore.