INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi i Përputhen tregon se për cilën nga vajzat doli nga emisioni: Më ka pëlqyer vetëm…

Edi i Përputhen tregon se për cilën nga vajzat doli nga emisioni: Më ka pëlqyer vetëm…

Publikuar më: 11:35 16-02-2022

Eduard Kuçi në një intervistë për "D-Night" ka treguar se arsyeja pse u largua këtë herë nga "Përputhen" ishte Ana. Ish-konkurrenti tha se takimet me të donte t'i vazhdonte jashtë.mMegjithatë në fund Edi u shpreh se nuk ka të dashur dhe nuk festoi Shën Valentin duke lënë të kuptohet se ai dhe Ana nuk po vazhdojnë më bashkë.

Dajana: U bërë pjesë e Për’puthen dy herë dhe më pas u largove. Çfarë ndodhi realisht? Nuk pate një kimi me vajzat apo ishin skenare të cilave ti nuk i përuleshe dot se e ke krenarinë më të madhe nga ajo që t’u ofrua?

Eduard: Kur jam futur për herë të parë dhe kam dalë më pas kishte disa probleme. Edhe pse dihen arsyet e daljes time, unë dua të them se kësaj radhe dola se e ndjeja veten më mirë jashtë. Aty brenda më ka pëlqyer vetëm një vajzë dhe doja të njihesha më shumë me të. Ndodhi çfarë ndodhi dhe dolëm të dy së bashku.

Dajana: Cila është vajza? Mund t’ia themi emrin?

Eduard: Po është Ana Lleshi dhe kisha dëshirë që të vazhdoja takimet me të.

Dajana: Sa i vërtetë ke qenë tek ai program?

Eduard: Ata që më njohin e dinë shumë mirë se i njejti jam si në program si jashtë tij. Nuk kam nevojë të ndryshoj për asgjë. Jam i drejtpërdrejtë dhe çdo gjë që e kam e them direkt përballë.

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764