INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Paloka: “Rama ka frikë nga protesta, po del kundër Veliajt për çmimin e ujit”[FOTO]

Edi Paloka: “Rama ka frikë nga protesta, po del kundër Veliajt për çmimin e ujit”[FOTO]

Publikuar më: 13:01 11-01-2018

Pas vendimit të Opozitës për zhvillim e protestës në datën 27 janar, ka reaguar edhe nën-kryetari i PD-së Edi Paloka në lidhje me impaktin që do të ketë zhvillimi i protestës.

Me anë të një postimi në facebook, Edi Paloka është shprehur se Qeveria ka kërkuar nëpërmjet Autoritetit të Konkurrencës, që të mos lejohet rritja e çmimit të ujit në Tiranë, dhe ky veprim është efekti i parë i protestës.

Postimi i plotë: “Efekti i parë i protestës . Qeveria nëpërmjet Autoritetit të Konkurrencës kërkon anullimin e vendimit të Velisë për rritjen e cmimit të ujit.

Vetëm FRIKA, se faturat e reja me çmimin skandaloz të ujit, që do ju shkojnë në shtëpi qytetarëve, do të rrisin revoltën dhe rradhët e protestës së 27 janarit, e detyruan Ramën që nëpërmjet një prej agjencive të tij, ti kërkojë kopjes së tij në bashki, anullimin e vendimit për rritjen e çmimit të ujit.

Vendimi për rritjen skandaloze te çmimit të ujit në Tiranë, u mor nga Veliaj duke blerë vota në këshillin bashkiak, në korrik të 2017, pra menjëherë pasi Rama ishte konfirmuar kryeministër po ashtu me vota të blera e të vjedhura. Rritja e çmimit të ujit ishte dhurata e parë që Rama dhe kopja e tij Veliaj ju bënë qytetarëve pasi ju kishin marrë përdhunshëm votën në zgjedhjet parlamentare.

Ishte absolutisht një vendim i Ramës dhe Velinës së tij. Vendim që nuk e sprapsi dot as kundërshtia e opozitës dhe as reagimet ( e dobëta në fakt) të mediave dhe qytetarëve.

Konfirmim i kësaj të vertete është fakti që Enti Rregullator i Ujit, që është po ashtu, tërësisht në duar të Ramës, e miratoi vendimin skandaloz të Velisë. Jo vetëm kaq po Velina gjeti rast të bëj dhe cinikun duke hedhur në gjyq një prej këshilltareve demokrat të bashkisë pse denoncoi si skandaloz dhe korruptiv një vendim te tillë.

Tani papritur, një tjetër agjenci, tërësisht e kontrrolluar edhe kjo nga Rama, jep rekomandim që vendimi për rritjen e çmimit të ujit të anullohet.

Çfarë ka ndodhur nderkohë që Rama “ndryshoi”? A mos u bë më i ndjeshëm papritur për interesat e qytetarëve...?!!!

Absolutisht vetëm një është arsyeja; FRIKA e protestës dhe rritja e revoltës qytetare, 27 janari”, shkruan Edi Paloka në postimin e tij në facebook.

af9_ui-23.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113