INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Paloka SFIDON Sandër Lleshin: Arresto Dakon, trego që s'je ushtar i Ramës...

Edi Paloka SFIDON Sandër Lleshin: Arresto Dakon, trego që s'je ushtar i Ramës...

Publikuar më: 13:51 06-11-2018

Në një dalje për mediat nga selia blu, nënkryetari Edi Paloka thotë se Sandër Lleshi është një ushtar i Edi Ramës për të mbrojtur krimin që blen vota për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

“E ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.” -u shpreh Paloka ne daljen per mediat nga PD, ndërsa shtoi se përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

“Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës.”

Paloka e konsideroi edhe një herë mosarrestimin e Dakos si provë e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda, Paloka u shpreh se mosarrestimi i tij hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044369697570801