INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Edi Rama akuza e batuta. Kreu i PS-së në fushatë elektorale[VIDEO]

Publikuar më: 17:23 19-06-2017

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi takimin elektoral në zonën e Kasharit nga ku deklaroi se ishte fuqia e votës ajo që zgjoi Tiranën nga gjumi dy vjet më parë. Kryeministri Rama sulmoi opozitën se mashtron me premtimet për ulje taksash.
Edi Rama:
Tirana nuk është më ajo panolinë e mbledhur në qendër e gati për të rënë. Pash Lulin që u fut në një biznes në Dibër e u tha se do ti ulim taksat. Po biznesi i vogël nuk ka taksa.
Në këtë takim lideri i të majtës shoqërohej nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili vuri në dukje faktin se sa ka ndryshuar kjo zonë.
Erjon Veliaj:
Besnik Fuçia vetëm e voli komunën si një lopë. Besnik Fuçisë dhe gjithë krye komunarëve të tjerë u themi faleminderit po ne do vazhdojmë me Edi Ramën, që ta bëjmë Tiranën ashtu siç e meriton, ta bëjmë zonjë. Të votosh sot PD është si të votosh Balena blu, e fillon me fazën e parë me një gërvishtje, në nivelin e dytë bën tatuazh Saliun edhe në nivelin e 50 hidhemi të gjithë në humnerë. Nuk lozim Balena Blu me Partinë Demokratike.
Përkrah Ramës dhe Veliajt në takim me qytetarët e zonës së Kasharit ishte edhe Saimir Tahiri i cili tha se në 25 qershor do të fitojnë njerëzit, dhe Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0033981800079346