INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama, ankesa dhe lavdërime nga zonjat e ftuara tek Bashkëqeverisja

Edi Rama, ankesa dhe lavdërime nga zonjat e ftuara tek Bashkëqeverisja

Publikuar më: 12:02 20-05-2019

Takimi me kryeministrin Edi Rama u ka shërbyer disa qytetarëve sot që të zgjidhin më shumë se vetëm problemin e denoncuar në Platformën e Bashkëqeverisjes. Një zonjë nga Elbasani jo vetëm mori dëmshpërblimin për banesën e saj të djegur nga tensioni i lartë por i ajo kërkoi punë kreut të qeverisë. 

“Problemi është ishallah të më zgjidhen dhe hallet e tjera. E papunë jam. Ishallah të ma zgjidhi kryeministri edhe këtë gjë”, iu drejtua gruaja-Ramës.
“Në zyrën e punës në Elbasan ka sot që flasim qindra vende pune, por dhe sturkutrë të veçantë trajnimi. Bledi (koordinatori) do të angazhohet pak për të bërë të mundur ndërmjetëismin dhe pastaj do të gjendet vendi i punës”, u përgjigj Rama.
Ndëkrohë, motorët e fushatës janë ndezur e ky takim u shfrytëzua nga Rama për të dhënë një mesazh për rëndësin e votës që do të hidhet më 30 qershor.
"Kam besim se në 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë edhe për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë, qoftë edhe në aspektin sasior dhe cilësor. Nuk ka nevojë as për miq as për shokë as për kushërinj, as për filtra të tjerë por çdo qytetar. Çka do realizojmë është akses drejtëpërdrejtë tek çdo kryetar bashkie”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0045838356018066