INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama dhe Ilir Meta do të takohen në...

Edi Rama dhe Ilir Meta do të takohen në...

Publikuar më: 09:25 12-11-2018

Edhe pse Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, për shkak të mungesës së anëtarëve, Edi Rama pritet që ti drejtohet këtë të hënë me një ankimim. Bëhet fjalë për refuzimin që kryetari i Shtetit Ilir Meta i bëri herën e parë propozimit për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi. Me këtë ankimim kreu i socialistëve do të presë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila më pas duhet të marrë në shqyrtim këtë çështje. “Takimi” i radhës mes Metës dhe Ramës duket se do të jetë në Kushtetuese. Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka publikuar vendimin për animimin e këtij vendimi.
Edi Rama:
“Refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm”.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i ridërgoi të premten Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098