INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama dhe Ilir Meta replikojnë me vargjet e Migjenit

Edi Rama dhe Ilir Meta replikojnë me vargjet e Migjenit

Publikuar më: 15:25 21-06-2019

Këtë të premte, Presidenti dhe kryeministri janë përfshirë në një debat që ka ardhur si vijim i një interviste që Rama kishte dhënë në REL, ku thoshte se nuk negocion demokracinë. “Unë kam insistuar për dialog gjithmonë kanë bërë të gjitha përpjekjet, e vetmja që nuk negociohet është demokracia dhe afatet kur populli duhet të marrë fjalën”, tha Rama në “Radio Europa e Lirë”.

Kësaj deklarate Meta iu përgjigj nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.
“Shumë dakord me Kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”, tha ai.
Më pas, replikat vijon me vargje të Migjenit.
“Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna. “Idhuj pa krena” – Migjeni”, shkruajti Rama në Facebook.
Presidenti sërish u përgjigj përmes zëdhënësit.
“Qeshu rini, qeshu! Bota është e jotja! – Migjeni”, shkruan Tedi Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959