Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë në rrjetin social ‘Facebook’ disa foto nga qyteti i Dhërmiut.
Rama e cilëson Dhërmiun deri dje të zhytyr në zymtësinë e harresës, ndërsa sot po rinis të shkëlqejë.
Statusi i plotë i Edi Ramës:
‘Deri dje i zhytur në zymtinë e harresës, sot Dhërmiu i vjetër po rinis të shkëlqejë, falë programit tonë të Rilindjes Urbane dhe një pune prej milingonash, gur pas guri e tjegull pas tjegulle. Shqipëria që Duam’,- shkruan kryeministri përkrah fotove.