Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi është duke u marrë prej disa kohësh me xhirimet e projektit të tij kinematografik më të fundit "I Love Tropoja".
Disa orë më parë ai ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit së bashku me aktorët gjatë përfundimit me sukses të xhirimeve të filmit.
Së fundmi, jemi habitur të gjithë kur pamë postimin e Ermalit i cili ndau me të gjithë ndjekësit e tij, ku pjesë e kastit të aktorëve të famshëm VIP do jetë edhe vetë Kryeministri Edi Rama.
Në rrjet po qarkullojnë disa foto ku Rama shihet mes kastit të aktorëve, i veshur me të zeza, me një bluzë të kuqe dhe paruke në kokë.
Ai ka vendosur lente në njërin sy dhe me siguri të gjithë do të habiteni me pamjen e tij.
Ende nuk dihet se cili do të jetë roli i kryeministrit në film.
Ndërkohë, mbetet të presim derisa filmi “I love Tropoja” të dalë në çdo kinema.