“Komunikimi i Javës” nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook, këtë të dielë ka sulmuar një pjesë të madhe të studiove televizive, portaleve dhe analistëve në vend, për të cilët Rama i quan një rrjet veprimtarësh që shpifin, shantazhojnë dhe vendosin gjoba në emër të liri të fjalës.
Sipas Ramës, talljes së analistëve shqiptarë me publikun po i vjen fundi. Ai thotë se analistët shqiptarë flasin si politikanë të dështuar për gjëra që as nuk i dinë dhe as nuk marrin mundimin të përgatiten përpara se të hyjnë në studio.
“Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës jo vetëm nga ata shqiptarë që nuk i përfaqësojnë qoftë në Shqipëri apo edhe në Kosovë. Por edhe nga gjithë moria e analistëve dhe opinionistëve që përfaqësojnë vetëm një mikrobotë mllefesh, padijesh e klikimesh e qëndrimesh krejt sipërfaqësore që janë inekzistente kur filitet për probleme reale apo duhen trajtuar çështje që i interesojnë publikut”, ka thënë Rama.
Më tej Rama ka thënë se Shqipëria politike-mediatike i ka bërë dy dëme të mëdha Kosovës.
“E ka infektuar politikën dhe kuvendin e saj me akuzat e gjuhës ekstreme, Poashtu e ka infektuar edhe skenën mediatike të studiove dhe portaleve”.