INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama e pranon, deputetët e shumicës të kërcënuar nga burgu 313!

Edi Rama e pranon, deputetët e shumicës të kërcënuar nga burgu 313!

Publikuar më: 10:46 18-10-2018

Në fjalën kushtuar nismës së qeverisë për heqjen me ligj të lojrave të fatit, ka denoncuar një fakt mjaft të rëndë. Kreu i qeverisë tha se përfaqësues të shumicës, e veçanërisht deputetët e Komisionit të ekonomisë janë të kërcënuar nga eksponentët e lojrave të fatit, e madje edhe nga ata që ndodhen pas hekurave.
Edi Rama:
“Me vjen keq që deputetet e komisionit të ekonomisë janë kthyer në shënjestër me mesazhe nga burgu 313. Por jam i sigurtë që ky grup parlamentar do ti japë prindërve të këtij vendi, nënave, grave, vajzave dhe patjetër dhe atyre që janë aktualisht të sëmurë nga marrëdhënia me fatin, një dhuratë të shumëpritur me rastin e vitit të ri. Mbylljen e kazinove, e basteve sportive që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katër këmbëseve të faunës botërore. Me mirëkuptimin që për sa i përket onlin-it, që është një drejtim shumë kompleks do të arrijmë në një konkluzion të studiuar, mbi bazën e të cilit do të mund të kemi një diskutim në një kohë tjetër”.
Edi Rama lëshoj akuza edhe ndaj opozitës. Kreu in qeverisë tha se opozita është rreshtuar në krah të atyre që sot po kërcënojnë deputetet e shumicës.
Edi Rama:
“Ata që nuk janë këtu janë në krahun e atyre që po kërcënojnë deputetët e shumicës”.

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711