Në krah të Agron Dukës Edi Rama flet për herë të parë për garën e FSHF. Në ditën e inaugurimit të fillimit të punimeve të zyrave të reja të Federatës Shqiptare te Futbollit Edi Rama ka refuzuar të komentojë garën, edhe pse ish deputeti i tij Bashkim Fino garon përballë Agron Dukës
Edi Rama:
“Përgëzime dhe mbarësi për gjithë komunitetin, unë jam besimplotë se pas 18 muajsh do jemi të çliruar nga një barrë e borxhi ndaj ekipit kombëtar që ka bërë shumë për këtë vend dhe e meriton shtëpinë e vet për t’u stërvitur e për të luajtur. Me këtë, e Arenën Kombëtare që do jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm besoj se ndjenja e çlirimit, është plotësisht legjitime.
Ju lutem mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF”.