INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama flet për herë të parë për Soros: Dorën e tij po e kafshojnë, ata që përfituan para prej tij

Edi Rama flet për herë të parë për Soros: Dorën e tij po e kafshojnë, ata që përfituan para prej tij

Publikuar më: 14:12 01-03-2017

Edi Rama është përfshirë për herë të parë në debatin që është hapur mbi aktivitetin e fondacionit Soros dhe qëllimet e tij në Shqipëri. Kryeministri pranon se Soros e mbështeti financiarisht reformën në drejtësi. Thotë se ndihma e tij për Shqipërinë daton prej vitit 91. Dhe teksa flet në një intervistë për gsh.al për kritikët e mikut të tij (Rama ishte një ndër të të paktët politikanë që ishte pjesëmarrës në dasmën e miliarderit), i quan ata mosmirënjohës, sepse, sipas Ramës, të gjithë kanë përfituar prej tij.  

“Në dijeni time Fondacioni Soros ka kontribuar me një mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtesi. Kjo padyshim ka qenë diçka pozitive sepse ka lehtësuar disa shpenzime jo të vogla për ekspertizë. Ndërsa sa për “dorën e Sorosit” ndjej neveri kur shoh se si e kafshojne ata që deri dje e kane puthur jo një herë atë dore, Saliu in primis! Ajo dorë ka ndihmuar Shqipërinë e dalë nga diktatura qysh në hapat e para të lirisë; ka ndihmuar intelektualët, studentët, artistët, gazetarët, shkencëtaret, nëpunësit e rinj, qeveritë e këtij vendi njëra pas tjetrës. Pse?! Thjesht e vetëm në emer të idesë së Shoqerisë së Hapur, të cilën George Soros e ka qysh në rininë e tij qëllim të jetës dhe për të cilën ka derdhur një pjesë të mirë të pasurisë së tij në gropën e ish-Perandorise Komuniste. Vë bast se nuk ka një person të vetëm publik nga ata që e mallkojnë sot, që nuk ka përfituar mbështetje financiare nga Fondacioni Soros në 25 vjetët e veprimtarisë së fondacionit në Tiranë. Eshtë e neveritshme të shohesh se si një njeri që vetëm ka investuar paratë e tij në Shqipëri, për idenë që mbron prej një jetë, dhe që nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë mbrapsht nga ky vend, të kriminalizohet si të ishte një keqbërës i rëndomtë! Po s’ke ç’i bën, mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë!” shprehet kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096