INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama: Gjyqtari që pezulloi Haki Çakon është killer me pagesë

Edi Rama: Gjyqtari që pezulloi Haki Çakon është killer me pagesë

Publikuar më: 14:40 08-06-2016

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuzën më të fortë ndaj Gjyqtarit që vendosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, për llogari të hetimeve mbi pajisjen e përgjimit. Nëpërmjet një status në rrjetin sociasl facebook, kryeministri Rama e cilësoj gjyqtarit Arjan Aliaj si “killer me pages apo me flamur partie i drejtësisë”.

Statusi i plotë në facebook i Edi Ramës:
“Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!
Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë... Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t'i shtypur kokën drejtësisë?
Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre”!

Article Logic
Execution time: 0.0023071765899658