INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama i përgjigjet Kryemadhit: Mos e merrni seriozisht Monikën

Edi Rama i përgjigjet Kryemadhit: Mos e merrni seriozisht Monikën

Publikuar më: 20:39 17-04-2017

Kryeministri Edi Rama është shprehur se deklaratat e deputetes Monika Kryemadhi se kriza politike po shakkton humbjen e vendeve të punës dhe largimin e bizneseve të huaja, nuk duhet marrë seriozisht.

I pyetur në lidhje me 300 mijë vendet e punës që humbasin nëse vijon kriza politike, deklaratë e deputetes së LSI-së, Rama e quajti “llogaritje elektorale”.

Pjesë nga intervista me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Dritare”:

Ilir Meta ka profilin e tij, ai ka bërë përpjekjet e tij, për mua i ka bërë gabim, por është në të drejtën e tij të bëj përpjekje që ata të dalin nga çadra. Por ata nuk dalin nga çadra për sa kohë kërkojnë të pamundurën.

Unë kam qënë i gatshëm të zbres në çadër për t’i dhënë një dorë të dalin nga aty.

Mos i merni seriozisht ato që thotë Monika, pasi LSI-ja është partnere në koalicion, dhe llogaria sa vende pune janë humbur që kur u ngrit çadra, është një llogari elekrorale. Janë retorika politike.

Kryeministri i vendit, ka folur gjithashtu për deklaratat e fuqishme që ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel tha ditën e sotme, ndaj opozitës.

“Nuk u ndjeva mirë nga fjalët që tha sot ministri i Jashtëm, pavarësisht se ministri gjerman tha atë që ka thënë prej kohësh qeveria shqiptare, në fakt opozita shqiptare është pjesë e Shqipërisë dhe imazhi i saj është imazh edhe për vendin tonë, tha Rama i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377