INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama i prerë: S'ka qeveri teknike

Edi Rama i prerë: S'ka qeveri teknike

Publikuar më: 18:20 19-03-2017

Kryeministri Edi Rama i është adresuar sot situatës politike në vend dhe veçanërisht opozitës shqiptare gjatë “Komunikimit Javor”, në rrjetin social Facebook.

Rama është shprehur i vendosur se nuk do të pranojë asnjë ultimatum dhe kërkesë të opozitës, si ajo për qeveri teknike. Duke bërë thirrje për dialog, kryeministri Edi Rama, tha se qeveria nuk shkel të drejtat dhe detyrat themelore të saj, si prishja e kontratës me 1 milion votues.

Rama shprehu bindjen se Partia Demokratike do kthehet në Parlament dhe zgjedhje.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot do të flas për krizën false politike të Partisë Demokratike. Çadra pret atë që nuk do të vijë ndonjëherë. Lajmi për qeveri teknike nuk ka për të ardhur asnjëherë. Lajmi që Vetingu nuk do të bëhet ansjëherë, nuk ka për të adrdhur, sepse vettingu do të bëhet.

Kjo nuk është kriza e Shqipërisë por kriza e një partie politike pa lidership, pa vizion. Kjo është kriza e një katundi të izoluar mediatik e politik, ku opinionist, analist, të rekrutuar si mercenar kanë kapur peng të vërtetën. Kjo është kriza e një elite krejt e shkëputur nga hallet e njerëzve. Kjo është kriza e gogolmakutëve që i tremben reformës në drejtësi.

PD ka zgjedhur të lëshojë ultimatume dhe të kërcënojë se po nuk u pranuan ultimatumet e saj do fusë vendin në kaos. Unë kam qen jam dhe do jem i gatshëm, edhe në çadër po të duan, të takohemi me opozitën. Jemi gati për dialog. Jemi gati ta votojmë pa asnjë rezervë çdo gjë që nuk bie ndesh me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Por edhe detyrat dhe të drejtat themelore të secilës palë janë të patjetërsueshme.

Kjo qeveri nuk ka sesi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me 1 milion votues. Kjo kontratë zgjat deri në 18 qershor. Me gjithë respektin për të drejtën e opozitës të kërkojë qeveri teknike, kjo qeveri do vazhdojë kontratën me shqiptarët deri në 18 qershor.

Jam i bindur se PD do të hyjë në zgjedhje ashtu siç jam i bindur se do të rikthehet në parlament. Nuk e besoj dot se një parti e madhe do të udhëhiqet nga frika dhe marrëzia deri sa të arratiset. Një realitet i tillë me dhemb seriozisht shumë por nuk më tremb aspak.

Ne do të respektojmë datën e zgjedhjeve për të dalë para gjykimit të sovranit, për sa shumë kemi për të bërë dhe sa shumë kemi bërë. Shqipërinë e gjeneratës tjetër nuk e ndal askush dhe asgjë.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594