INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama i thotë “Të dua” kryebashkiakes demokrate

Edi Rama i thotë “Të dua” kryebashkiakes demokrate

Publikuar më: 12:51 21-11-2017

Voltana Ademi, kryetarja demokrate e Bashkisë së Shkodrës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për të qenë në prezantimin e platformës “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. E ky ishte një rast i mirë për kryebashkiaken për të ngritur shqetësimet për vështirësitë që ajo has në pastrimin e mjedisit.
Voltana Ademi:
“Nuk ka buxhet mjaftueshëm për menaxhimin e mbetjeve”.
Edi Rama zgjodhi një gjuhë të moderuar për tju kundërpërgjigjur krybashkiakës së Shkodrës.
Edi Rama:
“Këtu nuk kanë lidhej as fondet as ligjet, këtu ka lidhje krijimi i një mentaliteti të rrumpallës dhe gjej vend e hidh”.
Edi Rama dhe Voltana Ademi nuk nguruan të shtrijnë dorën e bashkëpunimit, edhe pse kryeministri shkoi dhe më tej.
Voltana Ademi:
“Hajde të ndërtojmë bashkë një politikë të qëndrueshme që mos të ndodhe betim për një angazhim politik”.
Edi Rama:
“Ju e dini sa e dua Voltanën por këtu jemi të gjithë bashkë. E theksoj se këtu nuk ka lojë me plehra, boll bëhet në Parlament kujt ia hedhim baltën, këtu nuk mund të bëjmë lojën kur mund tia hedhim plehrat sepse ata janë në mes të shtëpisë sonë të përbashkët”.
Qeveria nëpërmjet platformës “Pastrojmë Shqipërinë që duam” do të zhvillojë një aksion 6 mujor në mbarë vendin, ndërsa synimi tha kryeministri është që Shqipëria të ketë një tjetër pamje në sezonin e ardhshëm turistik. Për këtë qëllim qeveria do të vendosë në dispozicion të gjitha mjetet, ndërsa janë angazhuar edhe një grupim i madh vullnetarësh. Ndëshkim për të gjitha ata që ndotin mjedisin, ndërsa krimi mjedisor tashmë do të jetë përgjegjësi e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0022208690643311