Kryeministri Edi Rama ka kaluar nga “Çadra e Lirisë” përballë Kryeministrisë këtë mëngjes.
Por pasi e ka parë bosh, ka shkrepur një foto dhe e ka ndarë me të gjithë virtualisht. Duke qenë se çadra ishte krejtësisht bosh, ai ka ‘thumbuar’ opozitarët duke ngritur dhe një pyetje “Ku janë çadristët?!” Në fakt, pothuajse çdo mëngjes bëhet pastrimi i çadrës, dhe ndoshta protestuesit kanë qenë jashtë saj, ose të lodhur nga protesta e djeshme kanë qenë në gjumë. Megjithatë, Basha theksoi dje se çadra nuk do mbyllet dhe protestuesit do qëndrojnë aty deri në zgjidhjen e situatës.