INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama jep lajmin e mirë për të gjithë ju që nuk keni përfituar pagë lufte deri më tani!

Edi Rama jep lajmin e mirë për të gjithë ju që nuk keni përfituar pagë lufte deri më tani!

Publikuar më: 20:32 03-06-2020

Shumë biznese deri më tani nuk kanë aplikuar për pagë lufte dhe punonjësit e tyre kanë ngelur pak a shumë në mes të katër rrugëve në këtë periudhë pandemie.

Konkretisht janë 25 mijë punonjës të tjerë që kanë ngelur pa mbështetje.


Kryeministri i vendit Edi Rama vetëm para pak minutash iu ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të aplikojnë dhe kanë afat deri më 5 qershor.

Nëse ata nuk do të aplikojnë, Rama i ka paralajmëruar se ata do të gjobiten.


Ai ka shtuar se të gjithë punonjësit që nuk kanë përfituar pagë lufte, të hënën në llogarinë e tyre do kalojë 40 mijë lekë.

Njoftimi i plotë i Ramës:

LAJM I MIRË: PO SHKON NË 30 MIJË NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!

? SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 20 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322