INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama komenton protestën kundër tij

Edi Rama komenton protestën kundër tij

Publikuar më: 12:30 16-03-2019

“Gjithcka tjetër preket, qeveria nuk preket”. Me këto fjalë ka komentuar Edi Rama protestën e opozitës para Kryeministrisë. Nga Berati ku po zhvillon një takim me operatorët turistikë tha se edhe kjo krizë do të kalojë edhe pse do të ketë kostot e saj në ekonomi e turizëm. 

“Gjithcka tjetër preket, qeveria nuk preket se nuk është një mur që i bie dhe e shemb është një mandat besimi i shumicës së popullit, dhe ndryshon kur i vjen radha popullit nëse duhet të ndryshojë. Ndërsa preket ekonomia e kujtdo dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara për tu meterializuar në dhunë një pjesë janë rrogtarë që marrin një rrogë si pjesë e administratave politike, janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën e bëjmë këtë punë”, tha Rama.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031039714813232