Si duket, kryeministrit Edi Rama i pëlqen që cdo gjë ta bëjë të mundur.
Pasi fitoi zgjedhjet e 25 qershorit, arriti të bëjë edhe Greta Kocin të buzëqeshë në foto bashkë me të. Kujtojmë që këngëtarja ka qenë kryetare e FRPD-së dhe jo pak herë është shprehur edhe me nota negative ndaj Edi Ramës. Por sot ajo shfaqet pikërisht pranë Kryeministrit bashkë me motrën e saj Enin. Kryeministri ka publikuar në profilet e tij, Facebook dhe Instagram, një foto bashkë me motrat Ko çi. Rama ka shkruar krahas fotos për Eni Koçin një zemër meqë ishte në krahun e tij të majtë dhe dy gishta me emoji për Greta Koçin, meqë ishte në krahun e tij të djathtë. Duket se ato janë takuar në plazh, pasi kanë ndodhur në të njëjtin vend bregdetar.