Edi Rama flet për rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë. Nga Shkodra, ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët përpara takimit me ministrat në ditën e dytë të këtyre takimeve, Rama nuk i ka shpëtuar komentit për rolin e LSI për 4 vitet e ardhshme, madje nuk nguroi që të bëjë edhe një vlerësim mes saj dhe PD.
Edi Rama:
“Kurrizi i LSI nuk është asnjëherë për gjëra të mëdha, pavarësisht se çfarë thuhet, të bëjmë gjëra të caktuara duke matur kurrizin e saj. LSI nuk është njësoj si PD sepse është një tjetër lloj qenie”.
Ndërsa sa i përket pengjeve në mandatin e parë të drejtimit të vendit, Rama thotë se ka shumë pengje por preferon që ato të mos i ndajë me publikun.