Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në parlamentin e Shqipërisë. Ndryshe nga deputetët, ministra dhe zv.kryeministri, shefi i qeverisë ka preferuar të hyjë me makinë deri në derën e institucionit.
Ai ka zgjedhur rrugën nga pedonalja e Tiranës, ku policia momentalisht ka rrethuar të gjithë zonën.
Protestuesit opozitarë janë mbledhur para parlamentit dhe presin kryedemokratin Basha për nisjen e protestës. Dje, kreu i opozitës e bëri të qartë se nuk ka hapa pas për rrëzimin e qeverisë Rama, duke refuzuar në këtë mënyrë ofertën e presidentit Ilir Meta.