INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama me këmbët mbi tavolinë në studio: Merkel më komplimentoi për atletet, negociatat për në BE mund të shtyhen

Edi Rama me këmbët mbi tavolinë në studio: Merkel më komplimentoi për atletet, negociatat për në BE mund të shtyhen

Publikuar më: 21:34 20-02-2018

Në emisionin e ri të gazetarit Mustafa Nano, ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Por emisioni “Provokacija” nisi disi ndryshe pasi Rama dhe gazetari Nano u shfaqën me këmbë mbi tavolinë.
Ndër shumë çështje të tjera, Rama ka folur për herë të parë për marrëdhënien me kancelaren Merkel.

Kryeministri ka shpjeguar se kur është shfaqur për herë të parë me atlete në takimet e rëndësisë së veçantë, ai thotë se ka marrë një kompliment nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur”, u shpreh kryeministri.

Madje ai shtoi se për të, marrëdhënia me kancelaren është e veçantë.

Qeveria ”Rama 2”, ka deklaruar më parë se në muajin prill, pritet ftesa për hapjen e negociatave që do ta çojnë Shqipërinë në rrugën e BE-së. Por, sot kreu i kësaj qeverie, Edi Rama, pranon se ka vështirësi në proces.

Kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hapen, por mund të shtyhen deri në fund të të vitit. Ai shtoi se duhet një punë e madhe për të bindur vendet e BE-së.

”Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, u shpreh kryeministri, Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0027468204498291