Ishte një ditë shumë e veçantë për një tifoz të njohur të basketbollit siç është kryeministri Edi Rama.
Vizita e zv. Kryeministrit të Kinës solli jo vetëm një mundësi shumë të mirë për të diskutuar mbi marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me një nga superfuqitë e botës, por edhe një dhuratë unike për kreun e qeverisë. Kryeministri mori një top basketbolli nga ylli kinez i sportit, basketbollisti i tërhequr Yao Ming. Ming është një figurë elitare në Kinë si dhe një nga sportistët më të njohur në historinë e këtij vendi. Ai luajti për 9 sezone në NBA me Houston Rockets ku fitoi çmime të shumtë individualë si dhe u përjetësua në Hollin e Famës.