INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama na fal, por Fatma është veshur kështu para teje! [FOTO]

Edi Rama na fal, por Fatma është veshur kështu para teje! [FOTO]

Publikuar më: 22:50 29-09-2018

Kryeministri Edi Rama gjithmonë është shquar për stilin e tij të veçantë si dhe për kombinimet e ‘çuditshme’ por që shumë edhe e pëlqejnë.

Veshja e atleteve e kombinuar me kostume serioze janë komentuar shpesh herë nga publiku dhe nga media duke hapur diskutime në lidhje me faktin nëse janë apo jo etike për takimet zyrtare.

Por së fundmi i ftuar në ‘Opinion’ Z.Rama kishte veshur një palë atlete ‘All Star‘ të markës ‘Converse’ në ngjyrë të bardhë. Mirëpo duhet t’i themi se na vjen keq por kombinimi i Converse-ve me veshje të ndryshme është bërë nga moderatorja simpatike e ‘Fun Day’, Fatma Methasani.

Madje vetë moderatorja me shaka ka postuar një ‘insta story’ ku shihet një kolazh mes fotos së saj dhe të Edi Ramës, ku shprehet se i ka veshur ajo para converse-t. Epo tani Edi Rama na fal, por Fatma është veshur kështu para teje!/intv.al/

de5036e7-a041-436f-92a4-7fa79a7a78bb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619